Loading...
Loading...

 

Myftinia Elbasan ofron rast të jashtëzakonshëm për studentët e vitit të parë që do të vazhdojnë studimet në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”.

Myftinia Elbasan njofton se kanë filluar aplikimet për pranimet për akomodim në vilën e posaçme e destinuar për studentët e Universitetit të Elbasanit për vitin akademik 2018-2019.

Përparësi do të kenë nxënësit me rezultate ekselente që vijnë nga shkollat e mesme dhe studentët me statusin e jetimit.

Vila ndodhet 100 m poshtë Universitetit pranë konviktit privat “Ernel”.

Për regjistrimet do të kujdeset Sektori i Gruas në Myftini.

Për informacione të mëtejshme të interesuarit mund të telefonojnë në numrin 0675511088. Numri është i limituar.

Loading...