Loading...

NASA ka publikuar disa imazhe të reja satelitore, të cilat tregojnë situatën tronditëse që po ndodh në Amazonë, për shkak të zjarreve masive që po “përpijnë” me shpejtësi Pyjet e Shiut.

Në pyjet e shiut, që ndryshe quhen edhe “mushkëritë e planetit”, ka pasur një numër rekord vatrash zjarri.

Sipas Instiutit Kombëtar Brazilian për Kërkime në Hapësirë, në këto pyje janë zbuluar më shumë se 74,000 zjarre gjatë vitit 2019, 84% më shumë se numri i zjarreve në vitin 2018.

Imazhet e NASA-s tregojnë se tymi i denduar shkaktuar nga zjarret masive ka mbuluar shtetet braziliane të Mato Grosos dhe Rondonias.

Çdo pikë e kuqe në fotografinë e publikuara nga NASA paraqet një vatër masive zjarri.

Këto imazhe vijnë në një kohë që Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka autorizuar përdorimin e ushtrisë për të ndihmuar në luftimin e “flakëve të ferrit”, që po shkrumbojnë mushkëritë e botës.

Bolsonaro tha:

Mbrojtja e pyllit është detyra jonë. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën e rëndë dhe do të veprojmë për të luftuar shpyllëzimet dhe aktivitetet rrezikojnë shkatërrimin e Amazonës. Ne jemi një qeveri me zero tolerancë ndaj krimit, dhe në fushën mjedisore nuk do të jetë ndryshe.
Sipas të dhënave të qeverisë, pyjet e shiut po digjen me një ritëm tepër të shpejtë. Të njëjtat burime pohojnë se në Amazonë po digjen pyje sa tre fusha futbolli në një minutë.

Pyjet e Shiut Amazon sigurojnë 20 përqind të oksigjenit në botë.

Nëse nuk merren masa urgjente në shuarjen e zjarreve, pasojat do të jenë katastrofale për planetin tonë, të cilat do të shkaktojnë çekuilibrimin e klimës globale.


Burimi: Unilad| JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...