Loading...

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare aktori i shumë filmave shqiptarë Agim Muji, vëllai i artistes Yllka Muji. Lajmin e ka bërë të ditur Gjergj Zaharia, ish-kunati i Agim Mujit, i cili shprehet se Agimi humbi jetën nga një atak kardiak.

Agim Muji ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në kryeqytetin e Italisë, Romë. Agimi jetonte prej vitit 1990 në Itali, i larguar me hapjen e ambasadave.

Në moshë fare të re, Agimi luajti në një serë filmash, midis të cilëve në filmin “Malet me blerim mbuluar”.

Agim Muji mbaroi studimet për pikturë dhe u shqua për talentin e tij, duke u paraqitur në shumë ekspozita si në Itali dhe Francë. Me datë 27 tetor ishte planifikuar hapja e një ekspozite në Paris me Zamir Matin, por që nuk arriti ta realizonte dot.

Loading...
Loading...
Loading...