Loading...

Drejtuesi i Lartë i policisë, Fredi Agastra shërbeu në radhët e Policisë së Shtetit për 37 vite.

Drejtuesi i Lartë i policisë, Fredi Agastra, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Shkak për vdekjen e tij është bërë në arrest kardiak që e ka goditur në zemër. Lajmin për ndarjen nga jeta për Agastran e ka bër me dije Policia e Shtetit ku drejtues të lartë së bashku me ministrin Sandër Lleshaj i kanë dhënë lamtumirën e fundit në ceremoninë mortore.

“Homazhe për nder të drejtuesit të lartë të Policisë, Fredi Agastra, i cili për 37 vite shërbeu në radhët e Policisë së Shtetit me përkushtim, ndershmëri e sakrificë. Ai u nda nga jeta para kohe, pas një arresti kardiak, në moshën 58 – vjeçare. Drejtues i Parë Fredi Agastra ishte simbol i urtësisë, mençurisë dhe profesionalizmit”, shkruan policia në facebook.

Loading...
Loading...
Loading...