Loading...

 

Ndahet para kohe nga jeta Eduart Gjini. Lajmin e hidhur e dha Organizata e Veteranëve të Elbasanit.

Kush ishte Eduart Gjini

Lindi në një familje me tradita patriotike dhe atdhedashëse,  ia  përkushtoi jetën familjes, shoqërisë e Elbasanit .

Në të gjitha nivelet shkollore, gjithmonë i dalluar për cilësi të larta përgatitore. I përgjegjshëm dhe kërkues ndaj vetes.  Pas mbarimit të Shkollës së Lartë në Fakultetin e Shkencave Ekzakte në Degën Fizikë, emërohet drejtor i Gjimnzait “Tomorr Sinani” në Cërrik.

Shquhet për punë organizative dhe rritjen cilësore të mësimdhënies së kësaj shkolle. Rreth periudhës 1975-1976, Kryeinspektor në Seksionin e Arsimit në Elbasan.  Detyrë, që e kreu me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm deri në fillim të tranzicionit.

Eduart Gjini

Falë punës së tij Elbasani u bë qyteti etalon në olimpiadat e ndryshme kombëtare të shkencave ekzakte. Pas viteve ’90, drejtor në Shkollën “Qamil Guranjaku”.

Më pas drejtor i gjimnazit “Dhaskal Todri” .  Në Shkollën Profesionale “Salih Çeka”, mbylli karrierën e tij si drejtues e mësimdhënës.

Eduarti shquhej për urat lidhëse midis shkollave dhe drejtorëve të tyre. Bashkëshortja e tij Fatbardha Gjini, është pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Pedagoge e intelektuale  e nderuar në hapësirën shoqërore të qytetit dhe më gjerë. Njëra nga vajzat ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera në matematikë.  Sot është pedagoge në Universitetin e Lisbonës.

Me jetën dhe punën e tij, Eduart Gjini tregoi edhe njëherë fisnikërinë e tij gjenetike.

Infoelbasani.al shpreh ngushëllimet e ndjera familjes Gjini! Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...