Loading...

Lajmi që reperi Stresi dhe partnerja e tij Kejsi i dhanë fund lidhjes disavjeçare u bë kryefjala e mediave rozë.

Arsyet e ndarjes nuk janë bërë ende me dije, por dyshimi i parë u hodh në momentin që dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në Instagram. Kejsi kishte fshirë çdo postim dhe dedikim për të dashurin e saj.

U përfol se ata do të organizonin së shpejti një dasmë në Santorini.

Ditën e djeshme, reperi ishte i ftuar në “72 Sen” dhe tha se të gjithëve do iu dërgonte ftesë për dasmë.

Reperi u shpreh:

Domethënë, ju që jeni këtu unë ju ftoj e s’vini në dasmën time, unë s’kam për t’ju ardhur në dasmën tuaj, po doni të kuptoni vetë. Unë jam dikush që e mban fjalën Meriton. Për fjalën çfarë s’kam bërë e kam shitur edhe veten. Unë e mbaj fjalën, dhe unë si burri-burrit, si besa e shqiptarit, si djalë i Malësisë së Gjakovës prej Tropoje, Arkimed Lushaj, ndryshe Stresi, asnjë send s’ka për të ndryshuar unë ftesën e dasmës ua kam bërë.”
Në lidhje me këtë deklaratë nuk ka patur asnjë reagim nga Kejsi, teksa ai ka publikuar një video nën shoqërinë e një vajze brune, e cila do të jetë pjesë e klipit të tij të ri.

Loading...
Loading...
Loading...