Loading...

Janë sërish ata, zjarrfikësit e Gramshit. Protagonistët e sa e sa ndërhyrjeve të guximshme, sot i kanë shpëtuar jetën një shoferi që ishte bllokuar në automjet pas një aksidenti të rëndë.
Ngjarja ndodhi pasdite në fshatin Bregas të Njësisë Administrative Kuzhovë.
Automjeti tip Fuoristradë me targë SK 145 BA i drejtuar nga shtetasi Riza Pëllumbi, ka devijuar nga rruga dhe është rrokullisur në anë të saj.
Si pasojë e përplasjes mjeti ka pësuar dëmtime dhe ka bllokuar brenda tij shoferin. Me gjithë ndihmën e dhënë nga banorë të zonës ka qenë e pamundur që ai të nxirret nga mjeti.
Për rastin janë njoftuar zjarrfikësit e Gramshit të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit.
Burimi nga vendngjarja bënë me dije për Infoelbasani.al se ka qenë vetë shefi i këtij reparti z. Ilir Llapushi që ka udhëhequr ndërhyrjen duke bërë të mundur që shoferi të dalë i gjallë prej andej.
I kontaktuar lidhur me këtë ngjarje shefi i zjarrfikësve Ilir Llapushi me modesti ka falenderuar gjithë repartin zjarrfikës, por sipas tij “një falenderim i veçantë shkon për kolegët në Suedi të cilët sollën para pak ditësh disa pajisje moderne hidraulike me të cilat u bë e mundur ndërhyrja efikase. Në sajë të tyre është bërë e mundur që të largohen pjesët metalike që kishin bllokuar drejtuesin dhe të krijohet hapësira që ai të dalë prej andej.
Pasi ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje nga, shoferi është dërguar për në spitalin e Gramshit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia e cila ka kryer veprimet proceduriale. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...