Loading...

Shtetasi shqiptar nga Shkupi ka ndërruar jetë në burgun maqedonas për shkak të një arresti kardiak. Ai ishte dënuar me 13 vite heqje lirie, dënim ky i dhënë për vrasjen e shtetasit Amel Zverotiç në vitin 2016.

Një shqiptar nga Shkupi ka ndërruar jetë në burgun e Idrizovës në Maqedoni. Bëhet fjalë për shtetasin Xhengis Xhemaili, 54 -vjeç i cili vuante dënimin 13 vjeçar të konfirmuar para disa ditësh nga gjykata në Maqedoni.

I burgosuri shqiptar ka humbur jetën në kohën e ajrosjes ndërsa thuhet se shkak i vdekjes është bërë një arrest kardiak në zemër. Xhemaili ishte i dënuar për vrasjen e Amel Zverotiç, vrasje kjo e ndodhur në vitin 2006 për një borxh 100.000 euro që viktima i kishte Xhemailit.

Fillimisht shqiptari u dënua në mungesë me 20 vjetë heqje lirie, por pas arrestimit të tij disa vite më parë gjykimi u përsërit dhe për të u dhanë 13 vite burg. Denimi ishte konfirmuar para disa ditëve nga gjykata Administrative në Maqedoni.

Loading...
loading...
loading...
Loading...