Loading...

Për sa i përket formacionit Reja ka thënë se ishte i kënaqur me lojën që bënë ‘kuq e zinjtë’ dhe me përgjigjen që ata dhanë në bazë të formacionit të rreshtuar.

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, pas fitores me Islandën në Elbasan Arena me rezultat 4-2, u duk i kënaqur, por megjithëse fituam, për të nuk është arritur asgjë. Ai shprehet se gabimet e pjesës së dytë nuk duhet t’i dhurojnë më gola kundërshtarit. I pyetur nëse kishte një situatë problematike me vijën e mbrojtjes Reja ka thënë se golat mund të evitoheshin.

“Më bëhet qejfi që kemi fituar ndeshjen, por më vjen keq që kemi pësuar gola që mund të evitoheshin. Hymë në pjesën e dytë të përgjumur, dhe i dhamë një gol të shpejtë Islandës. Duke qenë se janë të fortë nga gjendja fizike, prisja që të dominonin. Por, ndodhi e kundërta dhe arritëm këtë rezultat.” ka thënë Reja në një intervistë për ‘Super Sport’.

Për sa i përket formacionit Reja ka thënë se ishte i kënaqur me lojën që bënë ‘kuq e zinjtë’ dhe me përgjigjen që ata dhanë në bazë të formacionit të rreshtuar.

“Me formacionin çunat më kënaqën të gjithë. Kemi një mesfushë teknike, Memushaj, Bare dhe Gjasula, që bëri rolin e digës. Gjetëm forca të reja, dhe lojtarë që mund të na japin për të ardhmen. Edhe në ndeshjen e parë me Islandën bëmë një takim të mirë, dhe nuk meritonim të humbnim. Skuadra po rritet. Kjo fitore na ndihmon. E vërtetë që ajo që ndodhi në fillim të pjesës së dytë nuk duhet të ndodhë më. Duhet të dyfishojmë sforcot kur jemi në avantazh. Jo gjithmonë fati do jetë me ne. Për mua nuk është problem kontrate. Nëse gjejmë akordin, mund të vazhdoj, por edhe mund të kthehem në shtëpi duke bërë akoma më mirë. Më pëlqen klima e grupit, dua ta rris akoma nivelin. Sot nuk kemi bërë asgjë. Morëm një fitore të madhe, por duhet të shohim të ardhmen. Kemi dy ndeshje në transfertë, duhet të marrim pikë dhe atje, të jemi të kënaqur.” ka thënë Reja.

Ndërkohë ‘bomberi’ Sokol Çikalleshi arriti të shënonte një tjetër gol ndaj Islandës dhe për “RTSH” u shpreh se ishte i lumtur për fitoren dhe më shumë për ecurinë e skuadrës.

“Më shumë se goli më kënaqi fitorja pasi nuk kishim kohë të mirë. Me Manajn ecëm mirë si për herë të parë dhe kishim shumë kombinime, por kishim edhe gjëra për t’u përmirësuar. Është mirë kur shënon në të gjitha mënyrat siç fituam sot. Shënuan edhe mbrojtësit dhe ishte e rëndësishme kjo fitore me shumë gola. Nëse do të vazhdonim ëndrrën Europiani, duhej të fitonim sot. Kemi edhe një finale me Turqinë por për të shkuar atje duhej të fitonim sot. Bëmë gjysmën e punës dhe gjysmën e kemi atje. Herën e kaluar u mundëm nga Luksmeburgu dhe fituam më pas 0-3 me Izraelin në transfertë. Është hera e parë që babai erdhi në stadium, këtë surprizë ia bëri Lila dhe pa to, nuk do të isha këtu. Këtë gol mund t’ia dedikoj shumë vetave por shënimi i golit dhe i shokëve të tjerë i dedikohet frymës dhe grupit që kishim sot. U mblodhëm para ndeshje dhe donim reagim dhe ia arritëm. Ky gol ishte për ne. Ne kemi pasur gola me pikatore me ish-trajnerët dhe para kësaj ndeshje. Mund të them se ju e dini mirë se nëse sulmuesi del shpesh para portës, shënon më shumë por nëse bëjmë analizë të ndeshjeve të shkuara, nuk shënonte i gjithë ekipi. Në çdo ekip e zgjidhin ndeshjen edhe mbrojtësit. Kjo është ndeshja e tretë që shënoj dhe kam qenë i pafat me shtyllat. Goli në Francë nuk më gëzoi por ishte rezultat zhgënjyer”, tha Çikalleshi.

Loading...
Loading...
Loading...