Loading...

Reperi Stresi është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në media pas arrestimit në hotel gjysmë i zhveshur e më pas për daljen e bujshme.

Gjatë gjithë kësaj kohë ajo që i ka shprehur dashurinë e pakushtëzuar ka qenë partnerja e tij Kejsi, e cila ka mbështetur gjatë kohës që reperi ka qenë në burg e pasi doli.

Diçka e papritur ka ndodhur mes çiftit. Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë çdo foto sëbashku.

Brunia simpatike ka fshirë nga bio-ja e Instagramit mbiemrin Lushaj dhe të gjitha dedikimet që kishte për të.

Ajo ka postuar një foto ku shkruan:

Jepi mungesë atyre që nuk e vlerësojnë prezencën tënde”.
Kjo ka ngjallur akoma edhe më shumë dyshimet, ndërsa reperi ka postuar një video nën praninë e miqve të tij.

Nuk dihet çfarë ka ndodhur me të vërtetë mes çiftit.

Loading...
Loading...
Loading...