Loading...

Në Republikën Federale të Gjermanisë jetojnë gati 11 milion njerëz pa pasur pasaportë gjermane.

Mësohet se nënshtetësinë gjermane e marrin çdo vit mbi 100.000 tё huaj. Edhe pse Gjermania nuk e ka konsideruar veten si një vend emigracioni, kjo gjë do të ndryshojë.

E themi këtë, pasi me një ligj për emigracionin e forcave tё kualifikuara tё punës do tё lehtësohet tërheqja e punonjësve nga vendet jo anëtarë tё Bashkimit Europian, ku përfshihet edhe vendi ynë.

Ditën e djeshme në Parlamentin gjerman është diskutuar pikërisht mbi këtë ligj. Ligji në fjalë lehtëson të gjithë punonjësit e kualifikuar nga vendet jo anëtare të BE-së për të shkuar për të punuar në Gjermani.

Çka do të thotë se nëse flisni gjermanisht dhe keni një kontratë pune do t’u mirëpresin në Gjermani. Kufizimi për profesionet e caktuara do të hiqet.

Kjo gjë është cilësuar si një ndryshim historik, pasi kush flet mirë gjermanisht mund tё lejohet tё udhёtojё pёr maksimumi gjashtё muaj nё Gjermani edhe pa njё kontratё pune, pёr tё kёrkuar punё.

Deri më tani kjo gjë vlente vetëm për ata persona që kishin mbaruar studimet e larta. ‘’DW’’ raporton se ai ose ajo qё kërkon punё duhet tё kujdeset vetë pёr tё ardhurat pёr jetesën gjatё kёsaj periudhe.

Ata nuk përfitojnë ndihma sociale. Ky rregull do tё provohet fillimisht pёr njё periudhё pesё vjeçare.

E ditur bëhet se Gjermanisë i mungojnë rreth 1.2 milion forca tё kualifikuara pune.

Loading...
loading...
loading...
Loading...