Loading...

Zbardhen rregullat e reja të asistencës sociale, si bëhet kërkesa dhe sasia e përfitimit. Hiqet tavani 8 mijë lekë vlera monetare do të përcaktohet në sajë të nevojave reale dhe të veçanta që kanë familjet e përfshira në skemë

Kuvendi miratoi të enjten ligjin e ri të asistencës sociale, i cili parashikon konsolidimin e tre programeve të mbrojtjes sociale.Ky ligj ndikon drejtpwrswdrejti personat që marrin ndihmë ekonomike. Sipas ligjit të ri, nuk do të ketë më tavan për vlerën e ndihmës ekonomike, që ishte 8 mijë lekë, por vlera monetare do të përcaktohet në sajë të nevojave reale dhe të veçanta që kanë familjet e përfshira në skemë. Reforma e re e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë ka hequr kriteret përjashtuese për përfitimin e ndihmës ekonomike përmes sistemit të digjitalizuar. Asistenca sociale përfshin, por nuk kufizohet në, ndihmën ekonomike, pagesat e aftësisë së kufizuar, ndihmën e menjëhershme financiare për foshnjat e porsalindura dhe përfitime të tjera, që garantohen nga ky ligj. Një tjetër lehtësim që ofron ky ligj është shmangia e burokracive, siç ëstë miratimi i listës së përfituesve nga këshillat bashkiakë duke hequr një hallkë të panevojshme tanimë që sistemi është i dixhitalizuar, pasi mosmbledhja në kohë e këshillave bashkiakë shpesh sillte vonesa në marrjen në kohë të pagesave të ndihmës ekonomike.

Në ligjin e miratuar në sesionin e fundit parlamentar parashikohen gjithashtu edhe rasten kur një familje përjashtohet nga skema e përfitimit të ndihmës ekonomike për 6 muaj deri në 1 vit, që nga deklarimi i rremë deri te refuzimi i punës së përshtatshme për personat në mosha aktive pune.

Ligji i ri për asistencën sociale parashikon kufizime në kohë të qëndrimit brenda skemës së ndihmës ekonomike, me qëllim për të nxitur përfituesit në moshë aktive pune për t’u integruar në tregun e punës nëpërmjet ofrimit të mundësive për punësim dhe formimit profesiona Këshillat bashkiakë do të vendosin kriteter dhe listat e përfituesve nga fondi 6% që kanë në dispozicion për familjen që nuk përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike.

Bonusit të bebes për çdo të porsalindur

Përfshihet në ligjin e ri të asistencës sociale edhe programi i bonusit të bebes për çdo të porsalindur: 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë, 120,000 lekë të reja për fëmijën e tretë. Përfshirja e bonusit të bebes në ligjin e asistencës sociale mbeshtet direkt familjet e reja me pagesën për çdo të porsalindur duke forcuar politikwn pro-lindshmërisë. Kujtojmw se bonusi I bebes ka disa muaj qw aplikohet pas njw vendimi tw qeverisw Rama, por tashmw ai wshtw pwrfshirw edhe nw ligjin e mbrojtjes sociale.

Përfituesit e ndihmës ekonomike janë:

a) familjet në nevojë, që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme;

b) jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;

c) prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;

ç) viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre;

d) viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

Kush nuk përfiton

a) shtetasit shqiptarë, që banojnë jashtë vendit si emigrantë, me përjashtim të subjekteve përfituese të nenit 9, të këtij ligji;

b) azilkërkuesit, të cilët nuk kanë marrë statusin e azilantit, dhe refugjatët, të cilët nuk kanë marrë statusin e refugjatit;

c) shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, të cilët kanë nevojë për ndihmë emergjente, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe e luftërave, në përputhje me ligjin për të huajt;

ç) shtetasit shqiptarë, të cilët kanë nevojë për ndihmë emergjente, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe e luftërave, për përfitim të ndihmës ekonomike dhe pagesës së aftësisë së kufizuar;

d) personat, që, me vendim të formës së prerë të gjykatës, vuajnë dënimin me heqje lirie, dhe personat, që trajtohen me mjekim të detyruar, me vendim gjykate, në institucione mjekësore të posaçme, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për shëndetin mendor;

dh) personat, që trajtohen në institucionet e përkujdesjes rezidenciale publike, të financuara nga fondet e buxhetit të shtetit, për masën e ndihmës ekonomike apo pagesën për aftësinë e kufizuar.

Aplikimi dhe përfitimi i ndihmës ekonomike

1. Kërkesa për të përfituar ndihmë ekonomike bëhet nga:

a) kryetari i familjes ose njëri nga anëtarët madhorë të familjes, së bashku me bashkëshortin/en ose i vetëm, kur nuk ka bashkëshort/e;

b) secili prej bashkëshortëve, në rastet kur ata janë në proces zgjidhjeje martese dhe nuk ka ende vendim gjykate të formës së prerë;

c) nga vetë individi, sipas përcaktimeve në shkronjat “b”, “ç” e “d”, të nenit 7.

2. Aplikimi për të përfituar ndihmë ekonomike bëhet tek administrator shoqëror, në njësinë administrative, nën juridiksionin e së cilës ka vendbanimin. Kriteret, procedura dhe dokumentacioni për përfitimin e ndihmës ekonomike, si dhe masa e përfitimit të saj përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Pranueshmëria në skemën e ndihmës ekonomike bëhet nëpërmjet formulës së pikëzuar, treguesit e së cilës mbajnë parasysh gjendjen e varfërisë. Treguesit e vlerësimit të formulës së unifikuar të pikëzimit për përfitimin e ndihmës ekonomike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

4. Ndihma ekonomike shpërndahet një herë në muaj nga bashkia, nëpërmjet shërbimit bankar dhe/ose shërbimit postar, bazuar në vendimin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror.

5. Të drejtën për ta tërhequr dhe marrë në dorëzim ndihmën ekonomike për familjet në nevojë e ka bashkëshortja e kryefamiljarit. Për rastet kur në strukturën e familjes bashkëshortja mungon, të drejtën e tërheqjes e ka kryetari i familjes.

Loading...
Loading...
Loading...