Loading...

Në 132 fshatra në Indi asnjë prej 216 fëmijëve të lindur në 3 muajt e fundit nuk ishte vajzë. Ky është një burim informacioni i konfirmuar nga autoritetet të cilat kanë ngritur alarmin se prindërit mund të kenë kryer abort selektiv.

Kjo situatë ka ndodhur në Uttarkashi, në Indi në veriore, pasi prindërit nuk duan të sjellin në jetë vajza. Shoqëria patriarkale i sheh djemtë si burim të ardhurash, por vajzat si barrë të mundshme financiare.

Por ky fenomen ka qenë një problem prej kohësh, pasi në vitin 2011 ishin vetëm 943 gra për mijë burra në këtë zonë të Indisë.

Ashish Chauhan, magjistrati i rrethit të Uttarkashit, tha se raporti i muajve të fundit ishte i dyshimtë, raporton agjencia TNN.

Fshatrat e identifikuara që nuk ka vajza të lindura gjatë tre muajve të fundit janë etiketuar si ‘zonën e kuqe’. Kjo do të thotë se të dhënat lokale do të shqyrtohen në mënyrë që të zbulohen arsyet e mungesës së foshnjave femra.

Anëtari i Kuvendit Gopal Ravat tha: “Unë i jam drejtuar departamentit të shëndetësisë për të gjetur shkakun e vërtetë të fenomeneve të tilla alarmante, për të ndërmarrë veprime serioze, për ta zgjidhur situatën”.

Loading...
Loading...
Loading...