Loading...

Kampionati japonez i futbollit nuk shquhet për ndonjë nivel të jashtëzakonshëm, por së fundmi, ka prodhuar një gol që do ishte i denjë për çmimin “Goli i vitit”.

Mbrojtësi japonez Juta Koike i cili luan me ekipin e Kashima Antlers ka realizuar një perlë të vërtetë.

Futbollisti shënoi golin e parë të karrierës së tij si profesionist në një mënyrë krejt të veçantë duke shënuar për 2 – 0 në takimin që skuadra e tij po luante kundër Jubilo Ivata.

Kur të gjithë prisnin një rivënie anësore, mëngjarashi gjuajti drejt portës edhe pse kendi ishte thuajse i pamundur.

Koike befasoi portierin kundërshtar me një goditje fluturimthi nga më shumë se 40 metra distanca. Pamjet po bëjnë xhiron e internetit:

Loading...
Loading...
Loading...