Loading...

Reputacioni i qytetit modest në Bosnjë dhe Hercegovinë, Buzhim, me një popullsi prej 20 mijë banorësh, tejkalon kufijtë e vendit pasi gati në çdo shkollë dhe lagje mund të shihen vëllezër e motra binjakë.

Në këtë qytet të vogël, ku edhe gjatë luftës së Bosnjës mes viteve 1992 dhe 1995 kanë lindur 21 foshnja binjake, sot gjenden mbi 150 binjakë.

Numri i foshnjave binjake në Buzhim ka shënuar rritje edhe në vitet pas luftës.

Buzhim tanimë në popull njihet si “qyteti i binjakëve”, ndërsa gati në çdo shkollë mund të hasen vëllezër e motra binjakë.

Ndërkaq, fakti që edhe disa persona që me origjinë nuk janë nga Buzhimi, por janë martuar me femrat e këtij qyteti dhe kanë pasur foshnja binjakë ka nxitur thashetheme se “Mrekullia qëndron te gratë e Buzhimit”. Disa të tjerë këtë dukuri e lidhin me ajrin dhe ujin e Buzhimit.

Loading...
loading...