Loading...

Egreis Gjergjani është një ndër blogeret e njohura shqiptare. Ajo ka plot 478 mijë ndjekës, me të cilët ndan momente nga jeta e saj personale dhe biznesi.

Gjergjani emigroi nga Shqipëria drejt Amerikës, për të ndjekur ëndrrën e saj. Në një postim disa minutësh, ajo tregon momentet e vështira në kolegj, kur e tallnin se vinte era djersë.

Ajo tha:

Nëse takoni dikë në universitet dhe vjen erë, ju duhet të dini diçka. Në kultura dhe vende të ndryshme nuk mësohet përdorimi i deodorantit. Unë jam rritur në Shqipëri dhe deodoranti nuk ishte diçka që e përdornim kur isha 14-15 vjeç. Kur erdha këtu, kishte raste që mbaja erë dhe këtë e kuptova kur talleshin me mua. Ishte një nga ndjesitë më të këqija që kalova në jetën time. Nëse njihni dikë që ka këtë problem, ju lutem mos u tallni me të, thjesht tregojani. Është thjesht një ndryshim i kulturës.
Përtej angazhimit si blogere, Gjergjani është një biznesmene e suksesshme, pasi ka krijuar disa linja veshjesh për fëmijë dhe femra.

Gjatë videos, ajo ka përmendur edhe një nga vajzat që e tallnin në kolegj.

Blogerja shton:

Mbaj mend një vajzë me emrin Samanta në gjimnaz që më kërkonte shpesh të tokja dorën me të. Mendoj se ajo e bënte këtë veprim që të ndjente erën e keqe. E unë ngrija dorën për ta tokur dhe ajo niste të qeshte dhe të tallej me grupin e shokëve. E nëse po e shikon këtë Samanta, vafsh në djall!
Shqiptarja njihet si një blogere e fiksuar pas këpucëve, pasi në dhomën e saj ndodhen me shumicë. Aktualisht ajo është e martuar dhe ka tri djem, dy djem dhe një vajzë.

Loading...
Loading...
loading...