Mum leaves her nine children and partner of 23 years for a toy boy METRO GRAB taken from: https://www.facebook.com/heidi.hepworth.7 Credit: Facebook

Një nënë ka lënë nëntë fëmijët e saj dhe burrin me të cilin kishte 23 vjet që e njihte dhe 5 vjet të martuar, për një burrë afrikan që e njohu në internet. Andy Hepworth, burri i saj ka treguar historinë ku thotë se Heide është larguar për të shkuar pas të dashurit të saj nga Gambia.

44-vjeçari thotë se ajo nuk është mirë dhe se sjellja e saj ndryshoi krejtësisht pasi filloi të bisedonte me të huajt në Facebook, gjatë muajit mars. Andi thotë se i dashuri i saj Mamadou Jallow, 30-vjeç, është i interesuar vetëm për pasaportën e saj britanike.

Por nga ana tjetër Heidi, gjithashtu 44-vjeç tha se martesa e tyre kishte shumë probleme, se dashuria e tyre tashmë kishte mbaruar dhe këmbëngul se i dashuri i saj i ri është njeri i mirë.

Andy i cili ka punuar në marinë prej katër vitesh tha për ”The Sun”: ”Ajo ka ndryshuar krejtësisht, është bërë e frikshme. Ishte një nënë e dashur dhe e përkushtuar më parë. Tani duket si e huaj . Sikur dikush tjetër ndodhet brenda trupit të saj”.

Andy thotë se Heidi filloi të bënte tatuazhe dhe të dilte gjatë gjithë kohës pasi bisedonte me meshkujt në internet. Ajo e braktisi familjen muajin e kaluar kur u largua nga Britania për herë të parë në jetën e saj. Ai thotë se ajo ishte mërzitur me vendimin për të lënë fëmijët e saj dhe se e merr malli për to, por që nuk do kthehej.

Çifti u takua në vitet 1990 dhe kanë qenë së bashku për 23 vjet. Ata u martuan para 5 vitesh. Ajo pati tre fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme dhe 6 me Andy-n. Tani Andy thotë se historia e tyre mesa duket ka mbaruar dhe se edhe ai kërkon divorcin prej saj.

loading...