Loading...

Zoe Robinson thotë se djali i saj ngjante si një ‘alien i vogël’ në momentin që erdhi në jetë ende brenda qeses amniotike.

I vogli Finley Grigg erdhi në jetë me anë të një ndërhyrjeje cezariane dhe mjekët arritën që ta nxirrnin nga barku i së ëmës bashkë me qesen amniotike.

Zakonisht ajo çahet përpara lindjes dhe lëngu del poshtë, ky proces njihet ndryshe edhe si ‘plasja e ujrave’.

Por, membrana mbrojtëse e Finley-it nuk u ça dhe ai erdhi në jetë, siç thuhet zakonisht në mënyrë popullore, me ‘këmishë’.

Pas lindjes, Zoe nuk u besoi syve kur pa se i fejuari i saj e kishte kapur momentin në kamera. Ajo tha se ju duk shumë e çuditshme, duke shtuar se djali i saj dukej si një alien i vogël.

Burimi:Mirror|JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...