Loading...

Parfumi duket se veç aromës së mirë që i jep një trupi në lëvizje shërben edhe për të krijuar afeksion dhe lidhje të veçantë tek të tjerët. Pas shumë studimesh shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se përmes aromës së parfumit mund të arrijmë në ndryshimin e gjendjes shpirtërore, apo edhe afeksionim të dikujt pas jush. Por shkencëtarët këmbëngulin se përmes parfumit femrat mund të kenë në “dorë” një armë të fortë për të tërhequr meshkujt.

Nga të dhënat e studimit rezultoi se një aromë e veçantë parfumi ka veti që t’i “transformojë” njerëzit. Kjo pasi parfumi nxit nervat në pjesën e prapme të hundës, zgjon pjesën e trurit që quhet sistemi limbik, i cili është përgjegjës për emocionet, por edhe sjelljen dhe epshin tonë.

Më poshtë janë listuar pesë aromat e parfumit që i bëjnë gratë të “komandojnë” ndjenjat e meshkujve

Vanilje: Që në fillim të viteve 1700, mjekët ia kanë rekomanduar atë pacientëve meshkuj, pasi i ndihmon që të ndjehen në humor të mirë. Është në thelb një nxitës i natyrshëm, dhe gjatë një sondazhi, pjesëmarrësit meshkuj thanë se patjetër ka një efekt euforik.

Livando: Kjo aromë mund të ndihmojë shumë në joshjen e dikujt. Ajo njihet edhe si ‘aroma e dashurisë’ dhe është përdorur për të joshur burra shumë kohë para se të shpikeshin parfumet.

Portokalli: Shqisat nën efektin e aromës së luleve të portokallit zgjohen dhe bëhen aktive. Në një studim të kohëve të fundit, thuhet se kjo aromë ngjall 20% epsh tek meshkujt.

Jasemini: Është një nga aromat më të përdorura në parfume të markave të ndryshme dhe suksesi i saj daton që në lashtësi, pasi është përdorur për të gjallëruar burrat. Gjithashtu tradicionalisht ka kryer funksionin e një “ilaçi” për luftimin e mungesës së epshit dhe impotencës.

Aroma e drurit dhe lëkurës: Edhe këto aroma kanë efekt pozitiv, pasi stimulojnë meshkujt, pasi kanë fuqinë të rrisin dozën e erotizmit dhe sensualitetit.

Loading...
Loading...
Loading...