Loading...

Nesër, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të zhvillojë takime në qytetin e Elbasanit.
Në njoftimin e Partisë Demokratike publikuar në facebook thuhet se takimet e z. Basha do të nisin në orën 15.30 përpara Universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe përgjatë rrugës “Rinia”.
Ja dhe njoftimi i Partisë Demokratike Elbasan:
Nesër, me datë 12 Shkurt ora 15:30 vjen për bashkëbisedim me qytetarët e Elbasanit kryetari i PDSH Z.Lulzim Basha. Ftojmë të gjithë qytetarët Elbasanas, pavarsisht bindjeve politike të na bashkohen, përballë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe përgjatë rrugës Rinia!

Loading...
Loading...
Loading...