Loading...

Ashpërsimi i Kodit Penal parashikon rritje të dënimeve për vepra penale të tilla si cenimi i sigurisë ushqimore, cenimi i sigurisë fizike të zyrtarëve apo funksionarëve publikë, apo dhuna për shkak të detyrës, ndotja e mjedisit, neglizhenca e mjekëve, e drejta e autorit apo dhuna ndaj kafshëve.

Me ndryshimet në kodin e ri Penal ashpërsohen dënimet për ata që godasin punonjësit në detyrë shtetërore.
“Goditja për shkak të detyrës”, me Kodin e vjetër Penal ishte me gjobë ose me burgim deri në dy vjet, ndërsa Kodi i ri përjashton gjobën dhe përcakton dënimin me burg nga 1 deri në 3 vjet heqje lirie. Kur kjo vepër penale kryhet në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën, dënimi shkon nga 3 deri në 5 vjet burg. Ashpërsim ka pasur dhe neni për “Armëmbajtjen pa leje” nga tre deri në shtatë vjet dënimi shkon nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Me ndryshimet e reja të kodit penal rrezikon 3 vite burg çdo person që bllokon rrugën fizikisht. Sipas ndryshimeve, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ashpërsimi i këtij neni mendohet t’i japë zgjidhje edhe situatës në unazën e re ku prej muajsh banorët bllokojnë çdo pasdite rrugën në shenjë proteste kundër projektit të atij aksi.

Ndryshimet në Kodin Penal kanë një kapitull të veçantë për dhunën në aktivitete sportive, nisur kjo edhe nga situata e shëmtuar e krijuar në fushat e blerta sidomos gjatë Derbit të kryeqytetit. Sipas kodit të ndryshuar penal goditja ndaj njerëzve të sportit dënohet me burgim nga një deri në tre vjet, e në rast përsëritjeje deri në pesë vjet. Burg parashikohet edhe për ata që hedhin sende në fushë apo hyjnë brenda saj, deri në 5 vjet. Ashpërsime ka edhe në nenet që lidhen me sigurinë ushqimore ku dënimet variojnë nga 3 deri në 25 vjet.

Loading...
Loading...
Loading...