Loading...

viktimat mynih

Nesër Kosova ditë zie për tre “ëngjëjt” e vrarë në Munih. Ata ishin në mesin e 9 viktimave që u qëlluan për vdekje nga një 18-vjeçari gjermano-iranian, i cili vuante nga depresioni. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih. Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Europës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë”, shkruan Thaçi në Facebook.

Tre shqiptarët që humbën jetën në Mynih janë dy shoqet Armela Segashi dhe Sabina Sulaj, dhe Dijamant Zabërgja.

Loading...
Loading...
Loading...