Loading...

Një 48-vjeçar, emër i njohur për policinë është ekzekutuar sot para mesditës në Rrëshen. Armando Gjini u vra nga persona të paidentifikuar në qendër të Rrëshenit. Por më 6 maj të këtij viti, Gjini mundi t’i shpëtonte një atentati me eksploziv ndërsa ishte bashkë me fëmijët.

Makinës në pronësi të Armando Gjinit, i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit ishte vendosur një sasi eksplozivi në sedilje, por atëherë fatmirësisht nuk shpërthu. Gjini tregoi atë kohë se në mëngjes kishte marrë makinën tip ‘Benz’ të parkuar poshtë pallatit për të dërguar fëmijët në shkollë pasi ishte shi, por pa e ditur se në automjetin i tij kishte qenë një “minë me sahat” dhe që mund të shpërthente nga momenti në moment.

Pasi konstatoi pakon ai njoftoi menjëherë policinë, e cila e spostoi në një distancë të largët nga pallatet duke bërë shpërthimin e kontrolluar. Gjini deklaroi se bomba ka shpërthyer menjëherë sapo është prekur, në tentativë nga forcat xheniere për ta nxjerrë pakon nga makina. Nga shpërthimi i fortë u dëmtua totalisht makina.

ARRESTIMI
Ndërkohë më 12 maj të vitit 2018, Gjini u arrestua në kuadër të operacionit masiv të ndërmarrë nga policia shqiptare në bashkëpunim me partnerët ku janë arrestuar në total 18 persona, 13 në Shqipëri, 5 në vendet e tjera.

Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian. Operacioni u kodua ‘Precizioni’ dhe janë sekuestruar arme dhe droge. Hetimi për këtë grup të strukturuar kishte nisur që në shkurt të vitit 2017 nga policia dhe Prokuroria.

Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së. Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.

Loading...
Loading...
Loading...