Loading...

furgoni kanabis (1)

Kapet në Delvinë furgoni me 325 kg kanabis që ishte nisur për në Greqi. Në pranga është vënë shoferi i mjetit, Afrim Çifliku, 43 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.

Arrestimi i tij është bërë gjatë aksionit të koduar “Ndryshe”. Ndalimi i Çiflikut është bërë në fshatin Vrion, Delvinë, pasi ky person u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin tip “Ford-furgon” me targë AA706JR, brenda të cilit kishte fshehur një sasi të konsiderueshme me drogë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike në total – 325 kg (kilogram) të llojit kanabis sativa.

Lënda narkotike, ishte e ndarë në 61 pako, në formë thasësh ngjyrë gri dhe të zezë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Dyshohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte shteti grek. Punohet për zbulimin, identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 

Loading...
Loading...
Loading...