Loading...

Ka qenë bashkëshorti i saj që e ka gjetur të vdekur në shtrat dhe të mbuluar nga gjaku. Bashkëshorti i të vrarës e ka gjetur atë të vdekur të martën në mëngjes, raportojnë mediat në Francë. dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

Një grua 56-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e vrarë në banesën e saj në Francë me disa goditje me thikë.

Ka qenë bashkëshorti i saj që e ka gjetur të vdekur në shtrat dhe të mbuluar nga gjaku. Bashkëshorti i të vrarës e ka gjetur atë të vdekur të martën në mëngjes, raportojnë mediat në Francë. dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Sipas raportimeve, ajo është therur disa herë me thikë dhe ka qenë e goditur edhe në qafë.

Çifti jetonte në një banesë sociale në Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf. Bashkëshorti i viktimës sipas mediave ka kaluar në gjendje shoku. Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Loading...
Loading...
Loading...