Loading...

Fantazisti turko-gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil, e ka parë veten ngushtë në Londër, teksa po udhëtonte me mercedezin e tij është sulmuar nga disa persona të armatosur me thika.

Ozil ishte në makinën e tij, bashkë me shokun e skuadrës, Sead Kolasinac, në momentin që keqbërësit u afruan me motor dhe nisën të kërcënojnë me thika.

Ishte pikërisht Kolasinac që zgjodhi të përballet me keqbërësit, duke dalë nga makina dhe sulmuar ata derisa u larguan, ndonëse si armë kishte vetëm grushtet e tij.

Nga ana tjetër, Ozil nxitoi të fshihej në një restorant turk që ndodhej aty pranë, deri në momentin që në vendngjarje erdhi policia.

Loading...
Loading...
Loading...