Zentralbild/CAF 12.5.55 Konferenz Europäischer Länder zur Gewährleistung des Friedens und der Sicherheit Am 11.5.55 wurde die historische Warschauer Konferenz Europäischer Länder zur Gewährleistung des Friedens und der Sicherheit im Säulen-Saal des ehemaligen Palais Radziwill eröffnet. UBz: Übersicht während der Konferenz
Loading...

Zentralbild/CAF 12.5.55 Konferenz Europäischer Länder zur Gewährleistung des Friedens und der Sicherheit Am 11.5.55 wurde die historische Warschauer Konferenz Europäischer Länder zur Gewährleistung des Friedens und der Sicherheit im Säulen-Saal des ehemaligen Palais Radziwill eröffnet. UBz: Übersicht während der Konferenz

1787 – SHBA, sistemi konfederal nuk po jepte rezultat. Pas 11 vjetësh nga pavarësia, vendi kishte mbetur i dobët ekonomikisht e ushtarakisht. Britania priste që një bashkim i tillë i ish-kolonive të saj të dështonte. Këtë ditë, delegatët u mbLodhën në Filadelfia, Pensilvani, për të hartuar kushtetutën. Gjatë tre muajve të ardhshëm, ata shqyrtuan e debatuan mbi një seri kompromisesh. Në fund, Kongresit iu dhanë kompetenca të reja për të rregulluar ekonominë, monedhën, dhe mbrojtjen kombëtare, por dispozita për t’i dhënë qeverisë të drejtën e vetos mbi ligjet u refuzua.

1932 – Në Nj- Jork zhvillohet parada me moton “Duam Birra!”, ishte periudha e ndalimit të pIjeve alkoolike (1920-1933). Kritikët thonë se ky ndalimi çoi në pasoja të padëshiruara të tilla si shtimi i organizatave kriminale, duke përfshirë mafian moderne amerikane.

1938 – Berlin, megjithëse nën tingujt e himnit nazist, ekipi anglez i futbollit mundi ekipin gjerman me rezultatin 6 – 3. Në shtator 1939, rivaliteti anglo-gjerman kaloi nga fusha e futbollit në fushën e luftës, ku Gjermania gjithashtu humbi. Në dhjetor 1954, ndryshe nga viti 1938, ekipi gjerman shkoi në Londër si kampione e botës, në një periudhë kur futbolli anglez ishte në rënie, dhe përsëri Gjermania humbi 1-3, ndërsa tifozët britanikë këndonin “You’re Not Singing Anymore!”.

1948 – Izraeli shpall pavarësinë nga administrimi britanik.

1955 – Poloni, Traktati i Varshavës nënshkruhet nga Bashkimi Sovjetik, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia dhe Rumania. Sot, me përjashtim të Bashkimit Sovjetik, të gjitha këto vende janë anëtare të NATO-s.

1968 – Qeveria e Çekosllovakisë shpall reformat liberalizuese nën Alexander Dubçekun, periudha u quajt “Pranvera e Pragës”.

2012 – Mjekësi. Shkencëtarët e Universitetit Stanford, SHBA, zhvillojnë prototipin e një syri bionik. Kjo pajisje përfshin një implant të retinës me 24 elektroda që stimulojnë prodhimin e perceptimeve vizuale (të quajtur phosphenes) të cilat shfaqen si njolla drite. Syri bionik prototip është projektuar për të ndihmuar studiuesit për të mësuar më shumë se si truri interpreton informacionin nga stimulimi elektrik i syrit artificial. Raportimet nga pacientët i ndihmojnë shkencëtarët për të zhvilluar teknika stimuluese më të sofistikuara rreth përpunimit të shikimit për personat e verbër.

Loading...
Loading...
Loading...