Fituesi i Topit të Artë për vitin 2017 do të shpallet edhe zyrtarisht sonte me fillim nga ora 19:45 pranë Kullës Eiffel në Paris, por kompania e veshmbathjeve sportive, Nike, e ka zbuluar aksidentalisht fituesin e sivjetshëm të trofeut më të rëndësishëm individual për lojtarë.

Nike ka lënë të kuptohet se Cristiano Ronaldo do të fitojë Topin e Artë, transmeton Express.

Ronaldo është duke garuar për ta barazuar Lionel Messin me pesë Topa të Artë. Gjiganti i veshmbathjeve sportive ka lënë të kuptohet se Ronaldo do ta fitojë pasi ka publikuar dy palë këpucësh futbolli të Ronaldos.

Njëra palë e këpucëve përfshinë fjalët “triumfi i pestë” në gjuhën portugeze.

Këto këpucë në ngjyrë të bardhë dhe ari po ashtu i kanë vitet në të cilat Ronaldo e ka fituar Topin e Artë – 2008, 2013, 2014, 2016 – të shkruara brenda tyre, si dhe vitin 2017. /Express/

loading...