Loading...

 

Prej ditësh ka nis rikonstruksioni i rrugës “Fetah Ekmekçiu” dhe “Apostol Gega” në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Bashkia e Elbasanit bën të ditur se ky është një ndër projektet e saj, pasi në proces gjatë këtij viti do të jenë edhe disa rrugë të tjera në lagjet periferike të qytetit.

Sipas bashkisë, rikonstruksioni i rrugëve do të kryhet në bazë të prioriteteve që kanë dalë gjatë takimeve me komunitetin në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje. Agron Luli, kryetari i rajonit nr. 5 shprehet se punimet në këto rrugë ishin të domosdoshme pasi aty nuk është vënë dorë kurrë.

Vetë kreu i Bashkisë Z.Sejdini në lidhje me këtë çështje është shprehur se ndërtimi i rrugëve në lagjet e Elbasanit do t’u vijë në ndihmë qindra banorëve të cilët vuajnë mungesën e infrastrukturës. Elbasaninews

Loading...
Loading...
Loading...