Loading...

Nis shpërndarja e kartave të studentëve në Universitetin e Elbasanit.

E pranishme në procesin e shpërndarjes së kartave të para ishte Ministrja Besa Shahini, e cila nënvizoi rëndësinë që ka karta e studentit, si një kërkesë e hershme tashmë e plotësuar.

“Shërbime të shumta si në nivel lokal ashtu edhe kombëtar, me çmime të reduktuara, që lehtësojnë jo vetëm jetën e studentit por edhe barrën financiare të familjes së tij”, tha ajo duke theksuar faktin se shërbimet me çmime të reduktuara do të përditësohen gradualisht falë edhe bashkëpunimeve që do të realizohen në këtë kuadër.

Loading...
Loading...
Loading...