Loading...

Një miliarder afro-amerikan, Robert Smith, pagoi kreditë e të gjithë studentëve në universitetin amerikan të Atlantës, në vlerën e 40 milionë dollarëve.

Një dhuratë e shtrenjtë dhe e papritur për studentët afro amerikanë të kolegjit “Morehouse” të Atlantës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Robert Smith, sipërmarrësi me ngjyrë më i pasur në botë, gjatë përshëndetjes së tij për të sapodiplomuarit deklaroi se do të paguajë borxhet e të gjithë studentëve të regjistruar në institut. Shifra e dhurimit është 40 milionë dollar dhe do u lejojë të rinjve të programojnë të ardhmen pa paguar këste.

“Në emër të tetë gjeneratave të familjes sime që kanë jetuar në këtë vend, do i hedh pak benzinë autobusit tuaj”.

Deklarata e miliarderit dhe filantropit, ka lënë pa fjalë studentët, të cilët e kanë mirëpritur ofertën me duartrokitje të forta. Kolegji deklaroi se kjo është shifra më e madhe e dhuruar në histori për studentët. Këta të fundit falë bujarisë së sipërmarrësit arritën të blejnë dhe 1.5 milionë dollar pajisje për mësimdhënien.

Nuk është hera e parë që Robert Smith bëhet i famshëm për bamirësitë e tij. Ai menaxhon “Vista Equity Partners”, një fond investimesh aktiv në sektorin e teknologjisë dhe softuer dhe ka një pasuri prej 45 miliardë dollarësh.

Që nga fillimet e aktivitetit të tij sipërmarrës ai gjithnjë ka mbrojtur popullsinë afro-amerikane edhe familjet në vështirësi financiare. Shpesh ka financuar aktivitete kulturore dhe projekte që lidhen me arsimin. Ndër të tjera moto-ja e tij flet qartë: “Jam këtu për të dëshmuar se ti vlen”.

Shpenzimet e mëdha universitare kanë marrë përmasat e një emergjence kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të siguruar një arsimim të mirë, studentët shpesh janë të detyruar të kërkojnë kredi në një afat kohor prej 10-20 deri në 30 vjet, duke u detyruar të paguajnë dhe vite të tëra pas përfundimit të studimeve.

Bëhet fjalë për një presion ekonomik të tillë, që sipas të dhënave të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një student me kredi nuk arrin të mbulojë shpenzimet pas diplomimit, shpesh duke u detyruar të heqë dorë nga krijimi i familjes apo blerja e një shtëpie.

Sistemi i kredive të kësaj natyrë hyri më pas në krizë me reduktimin e ofertave të punës, duke sjellë që shumë studentë të mos regjistrohen fare në universitet. Një perspektivë e papranueshme për Smith, i cili deklaroi se vendi ku jeton nuk duhet të përcaktojë mënyrën se si je edukuar.

Dhe shkolla nuk dihet të përcaktojë mënyrën e studimit. Sipas tij mundësia për arsimim duhet të vendoset vetëm nga intelekti i personit, kuraja dhe vendosmëria për të tejkaluar pritshmëritë.

Loading...
Loading...
Loading...