Loading...

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar në Kompelksin “Rozafa” në Elbasan. Pasi përshkuan trafikun e madh të automjeteve në rrugën Elbasan-Tiranë, Kryeministri dhe ministrat ka filluar takimin e punës që do të pasohet me darkën e Ditës së Verës.
Ende nuk ka një version zyrtar lidhur me axhendën, por burime pohuan se në qendër të diskutimeve do të jetë situata aktuale dhe kongresi i 23 marsit në Partinë Socialiste.
Gjithashtu pritet të diskutohet edhe për projektet për Elbasanin në veçanti pasi më 14 mars Kryeministri ka planifikuar edhe një axhendë të ngjeshur për festën.

Loading...
loading...
Loading...