Loading...

SHQIPTARJA THE VOICE.jpg

Quhet Belinda Iberhysaj dhe është nga Deçani i Kosovës. Javën që shkoi la pa mend jurinë e “The Voice of Belgium”. Mjaftuan vetëm pak sekonda interpretim, që shqiptarja e emigruar në Belgjikë gjatë viteve të luftës, të kthejë drejt saj, kokat e artistëve të njohur. Por, jo vetëm trajnerët e The Voice spikatën zërin e veçantë tek Belinda. Publiku në sallë shoqëroi me duartrokitje gjithë performancën e ngrohtë të studentes së psikologjisë, e cila solli versionin e saj të këngës “Ho Hey” nga The Lumineers. Shqiptarja që jeton në Bruksel u përlot nga reagimi, ndërsa të gjithë vrapuan ta përqafonin. Si përfundim Belinda Iberhysaj zgjodhi të shkojë me skuadrën e këngëtarit amerikan, Beverly Jo Scott.

Pas sukseseve në Itali, Gjermani, Zvicër, Turqi, Belinda është emri i radhës i shqiptarëve të rinj të famshëm në botë.

Loading...
Loading...
Loading...