Loading...

Teknologjia vitet e fundit ka bërë vetëm hapa përpara, aq sa janë krijuar edhe objekte që askush prej nesh nuk i ka imagjinuar kurrë.

E së fundmi “Daily Mail” shkruan se një pishinë me pamje të jashtëzakonshme do të ndërtohet në majën e një qiellgërvishtësi në Londër.

E ditur bëhet se kjo pishinë do të kthehet në një në një trend arkitektonik dhe se deri më tani është pishina më e pazakontë që është projektuar.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, kjo pishinë do të ndërtohet në majën e pallatit 55-katësh, rreth 200 metra të lartë dhe do të ketë pamje 360 gradë.

Pishina, e cila do të ketë një pamje të magjishme do mbajë një sasi prej rreth 600 mijë litrash ujë.

Ajo do të ketë një dysheme transparente. Edhe pse është e vështirë për t’u besuar njerëzit që do të jenë në katet e poshtme do të shohin notarët mbi kokat e tyre.

Kjo pishinë do të ndërtohet nga kompania “Compass Pools”. Ende nuk është bërë e ditur se sa duhet të paguash për t’u larë në të.

Loading...
Loading...
Loading...