Loading...

Ndërkohë që protesta e opozitës vijonte përpara ambienteve të Policisë së Tiranës, erdhi edhe reagimi i Rudina Hajdarit.

Kujtojmë këtu se protesta u zhvendos pas kapjes dhe dhunimit të sekretarit organizativ të PD-së, Sait Dollapi.

Në postimin e saj në Facebook, Hajdari kritikoi liderin e PD, Lulzim Basha dhe jo dhunën e ushtruar gjatë ditës së sotme nga policia.

Sipas saj, Basha nuk duhet ta quante veten “demokrat” pasi babai i saj i ndjerë nuk do t’i kishte mbështetur veprimet e tij ditën e djeshme. Më tej, Hajdari shkruante se me këtë sjellje, “ishte e qarte se edhe vetë e kuptonte se koha e tij ishte e shkurtër”.

Këtë reagim të Hajdarit, Mesila Doda e ka cilësuar si të turpshëm, pasi shkruan se po u del kundër njerëzve të saj.

Doda shkruante:

Kurre nuk mundet nje njeri me nje gram tru e vetdije politike te leshoje kete deklarate te turpshme sonte. Ti nuk fshihesh dot me pas hijes se babes. Te gjithe kemi patur e kemi qendrime me shume se kritike ndaj krereve te PD, po nuk mundet kurre te jesh kunder njerzve te tu… sot Tirana eshte nen helmim dhe emri i atij qe urdheroi helmimin e popullit te tij eshte Edi Rama. Cilido qe sposton pergjegjesine eshte bashkpunetor i ketij mostre.”

Loading...
Loading...
Loading...