Loading...
Loading...

Keni dëgjuar pak për këtë emër. Por ai është një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe me emër në perëndim. Quhet Luftar Hysa. Ka lindur në Belësh, nga një familje mjaft e nderuar në këtë qytezë.. Ka mbaruar studimet e larta për inxhinieri mekanike. Më pas ai mbaroi universitetin kombëtar në Mexico. Aktualisht është 49 vjeç.

Luftari ishte një djalë me prirje të veçanta. Por si shumë shqiptarë mori rrugët e emigrimit.

Ai mund të konsiderohet si djali shqiptar me një guxim të pashoq. Shumë shpejt arriti në Afrikën e Jugut dhe prej andej iu drejtua vendeve të perëndimit për të ngritur bizneset e tij.

I lindur për të bërë biznes, ai mundi të hyjë në negociata me kompani shumë të fuqishme në fushën e kazinove dhe automobilave.

Ngriti kazino në Meksikë, Panama, Kanada si dhe biznese të tjera në Amerikë. Aktualisht duket se operon në fushën e tregtimit të automobilave nga vendet e lindjes drejt perëndimit.

Sipas të dhënave, rreth viteve 2009-2010, biznesmeni i fuqishëm deshi të investojë edhe në vendlindje dhe në Vlorë. Por hasi në shumë procedura burokratike dhe ai hoqi dorë nga këto investime.

Luftar Hysa ka pasur gjithnjë nostalgji për vendlindjen e tij dhe ka shprehur dëshirën që në një kohë të përshtatshme do të investojë për njerëzit e mrekullueshëm të Belshit dhe Dumresë.

Ndërkohë Belshi mburret me djalin e tij i cili ka mundur të jetë një nga emrat e njohur të botës së biznesit sot në botë.

Loading...
Loading...
loading...