Loading...

Themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i Amazonit, Jeff Bezos ka dhuruar 100 milionë dollarë për organizatat që merret rastet sociale dhe të pastrehët.

Ky sipërmarrës themeloi fondacionin “Bezos Day One” në vitin 2018, i cili përfshin projekte të ndryshme në dobi të shoqërisë.

Fondacioni i njeriut më të pasur në botë këto para u ka dhuruar 24 organizatave jofitimprurëse që ndihmojnë familjet e pastreha.

Bordi Këshillëdhënës i Fondit Bezos, i përbërë nga tetë ekspertë të pastrehë, bën një listë të shkurtër të aplikantëve të mundshëm, të cilëve u ofrohet të marrin pjesë në një program dhurimi.

Për dallim nga filantropët e tjerë bamirës, Drejtori i Përgjithshëm i Amazon nuk kërkon që organizatat të paraqesin raporte të shpeshta dhe të hollësishme se si ata i kanë shpenzuar paratë.

Loading...
Loading...
Loading...