Loading...

I riu shqiptar që u gjet i pajetë në një pyll të Gjermanisë është boksier.

Sipas asaj që shkruan ‘Bild’, viktima është Ismail P. 27 vjec i cili merrej me boks joprofesionist.

Pas verifikimit të ngjarjes, prokurori tha se Ismaili kishte plagë të shumta që kanë bërë të ndërronte jetë.

Kjo ngjarje mendohet të ketë ndodhur të mërkurën, teksa sipas dëshmisë së një taksisti, i cili e kishte sjellë deri aty afër, shqiptari kishte lënë edhe një çantë me karta në makinë.

Boksieri i njohur me nofkën “Mbreti” i kishte thënë taksistit ta priste pasi do të rikthehej prapë, por nuk u kthye kurrë.

I riu shqiptar u gjet ditën e djeshme në një pyll, i mbuluar me gjethe dhe i hedhur në një kanal të ujërave të zeza.

Loading...
Loading...
Loading...