Loading...

 

Seksi është ngado: nga reklamat e një parfumi apo biskote, të fotografitë e modës e deri tek programet televizive të pasdites. Është kurthi perfekt për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve, sepse dihet tashmë që erotizmi është argumenti që prek sferën tonë emotive në mënyrën më ndikuese të mundshme.

Po a ka ende për të mësuar rreth tij në 2018?   Sigurisht që po. Ja 5 preferencat që janë në krye të tendencave seksuale për 2018, të cilat rubrika Jeta në Çift e Ditës, sjell sot për ju:

Realiteti virtual – E njohin edhe si seksi i së ardhmes ose Cyber Sex. Mjafton një shikues 3D dhe je brenda një bote paralele që thonë se dhuron kënaqësi fizike dhe mendore të paimagjinueshme. I përshtatshëm vecanërisht për çiftet që jetojnë larg njëri tjetrit për një kohë relativisht të gjatë.

Sex Toy sonor – Edhe këtu bëhet fjalë për high-tech, një modalitet shtesë si tingulli që vjen bashkë me lodrat seksuale klasike, ose më saktë që u shtohet atyre. Një stimulator I rid he mjaft efikas, vaçanërisht për anatominë tonë delicate femërore.

Pegging – Është këmbimi i roleve në çift, ku femra bëhet pjesa aktive e marrëdhënies, kurse mashkulli mer rolin e femrës dhe penetrohet me një dildo, që njihet edhe si strap-on. Nuk bën për meshkujt tradicionalë ose të mbyllur, të cilët vuajnë nga homofobia, por duhet thënë që është një praktikë që gjendet në vazo dhe vizatime murale të lashta, çka do të thotë që modernizmi thjesht e ka rizbuluar. Jo rastësisht renditet në 5 zbulimet e 2018 – shkruan Dita.

Sex toy 3D – Futja e teknologjisë 3D në industrinë e lojërave për të rritur duket e pashmangshme: nga “pocket pussy”, një kopje xhepi me ngjashmëri mbresëlënëse me vaginën deri tek sex toy-et prej silikoni të personalizuara dhe të prodhuara në 3 dimensione. Revolucioni sapo ka nisur, sepse seksi I së ardhmes I ka rrënjët në fantazinë tonë. Jo rastësisht agjensia e njohur e komunikimit J.Walter Thompson i rendit si lojërat seksuale më argëtuese të momentit.

Respekt dhe konsensus – Pas gjithë këtyre që po dëgjojmë rreth ngacmimeve seksuale që tronditën edhe botën e Hollivudit, jemi vendosur përballë një të vërtete jokomode: Sensi i pasigurisë fizike dhe psikologjike te femrat është ende i fortë në një shoqëri akoma maskiliste. Urojmë që në 2018 trupi i femrës të mos jetë më një objekt dhune apo shkëmbimesh, që kështu seksi të jetohet i lirë dhe pa frikëra në kushte respekti reciprok dhe konsensusi.

n.s. / dita

 

Loading...
Loading...
Loading...