Loading...
Loading...

 

Një djalë 7-vjeçar, i cili prezanton e flet për lodrat e tij, renditet i pari në “yjet” e YouTube, duke fituar plot 22 mln dollarë.

Sipas Forbes Magazine, Ryan nën adresën “RyansRevieë” ka kaluar Jake Paul me 500 mijë dollarë më shumë në 12 muajt e fundit.

Videot e postuara shumicën e kohës janë për lodra të ndryshme që u prezantohen fëmijëve që arrijnë mbi 1 milionë shikime.

Në vend të tretë ishte “Dude Perfect” me 20 milionë dollarë, shkruan Forbes. Fitimet e Ryan, janë dyfishuar nga viti i kaluar.

I pyetur se pse fëmijët shohin videot e tij në YouTube, Ryan tha se “i bëj për të qeshur”.

Që kur është hapur Ryan ka 17.3 milionë ndjekës.

Loading...