Loading...

Kjo epokë ka lënë gjurmë në jetën e shumë shqiptarëve, disa i kanë përjetuar vetë, e disa të tjerë kanë dëgjuar rrëfime nga familjarë, të afër apo rrjet shoqëror.

Sot është dita e kujtimit të viktimave të komunizmit. Kjo epokë ka lënë gjurmë në jetën e shumë shqiptarëve, disa i kanë përjetuar vetë, e disa të tjerë kanë dëgjuar rrëfime nga familjarë, të afër apo rrjet shoqëror. Në këtë ditë, historiani Kastriot Dervishi sjell historinë e një gruaje shqiptar, nënë e 5 fëmijë që ka bërë më shumë burg në këtë periudhë, edhe pse nuk kishte bërë asgjë.

Procesi

U arrestua më 25.8.1963. U gjykua në një proces bashkë me tre persona të tjerë. U gjykua nga Gjykata Qarkut e Shkodrës. Pavarësisht se ishte analfabete u akuzua në bazë të nenit 64 të Kodit Penal (tradhtia ndaj atdheut). Me vendimin nr.38, datë 25.4.1964, gjykata i deklaroi fajtorë të gjithë. Personin kryesor e dënoi me vdekje pushkatim (u ekzekutua më 5.7.1964 në Tiranë), gruaja u dënua me 25 vjet burgim, dhe dy të tjerët e 15 vjet dhe 3 vjet burgim.

Periudha e vuajtjes së burgimit, sipas viteve:

1963-1985: 21 vjet, 7 muaj, 15 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 52 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 74 vjeç

Shënim: Copëz nga studimi për ata që vuajtën më shumë burgim në komunizëm. Janë identifikuar pjesa më e madhe e tyre. Emri i gruas do jetë në botimin e rastit. Nuk e kam vendosur në mënyrë që mos të krijohet mundësia që dosja e saj të shëtisë ekspozitave, dëmtohet apo edhe humbë nga këto veprime.

Loading...
Loading...
Loading...