Mund të konsiderohet si supergjyshi shqiptar. Dikur publikuam një shkrim si gjyshi me trinjakë. Por nuk vonoi dhe ai u bë supergjysh me pesënjakë.

Demir Reshiti mund të konsiderohet si gjyshi më i lumtur në botë. Zoti është treguar “ i pakursyer” duke i dhënë lumturi pa fund. Ndjesinë e gjyshit që ka aq shumë nipër e mbesa njëherësh.

Dhe nëse gjyshërit e tjerë shprehen të lumtur dhe e konsiderojnë fëmijën e birit apo bijës si “mjaltin e mjaltit”, imagjinoni se si duhet të ndjehet supergjyshi kosovar.

Demir Reshiti punon si gazetar në RTP dhe është një intelektual mjaft i njohur në Kosovë. Tashmë pesënjakët do ta bëjnë atë akoma më të famshëm, dhe jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe më gjërë.

Urime dhe lumturi pa fund supërgjyshi i shqiptarëve! Infoelbasani.al

loading...