Loading...

 

Sherri i bujshëm i Tunës dhe Robertit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave prej disa kohësh.

E vetmja që nuk kishte reaguar deri më sot ishte Nora e cila e ftuar në “Xing me Ermalin”, foli për herë të parë për këtë çështje.

Nora hodhi poshtë thashethemet se ajo dhe Tuna nuk flasin duke u shprehur se vazhdon ta respektojë dhe se nuk e ka armike.

“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ka ndodhur një keqkuptim familjar siç e keni parë. E urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Nuk dua të flas për një skandal ku nuk jam e përfshirë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege. Por diçka personale s’ka ndodhur kurrë mes nesh”, u shpreh Nora.

E pyetur gjithashtu nëse është dakort që Roberti flet për Tunën nëpër studio televizive, Nora u përgjigj se nuk është dakort duke i dalë kundër bashkëshortit.

“Jo nuk jam dakort sepse unë nesër edhe nëse nuk do jem me Robertin, ai mbetet babai i fëmijës tim të shtrenjtë, kështu që pavarësisht se çfarë do ndodhë, se jetës nuk i dihet, unë e respektoj Robertin shumë. Unë ja dua të mirën Robertit dhe nuk jam dakort. Mirëpo ai është burrë dhe është 8 vjet më i madh se unë kështu që nuk është lodër e imja që me shkop magjik ta programoj e t’i them fol kështu e fol ashtu. Ai është i rritur”, u shpreh Nora.

Loading...
loading...
Loading...