Loading...

 

Lionel Messi mund të mos ishte sot një futbollist i Barcelonës.

Ylli argjentinas, kur ishte vetëm 13 vjeç, kishte siguruar një provë një javore te skuadra e River Plate në Argjentinë.

Ishte gushti i vitit 2000, kur Leo zbarkoi te kjo skuadër për të treguar aftësitë e tij.

Eduarto Abrahamian, trajneri që po e vëzhgonte u mahnit nga aftësitë e tij, madje iu tha drejtuesve se duhet blerë patjetër, por ata e refuzuan.

Eduarto shprehet:

Mesi krijoi një impakt që në stërvitjen e parë. Ai ishte shumë i vogël, por mua nuk më interesonte madhësia e tij, por aftësitë teknike, që i kishte me shumicë. Ai ishte mbresëlënës dhe shënoi 12 gola brenda 3-4 ditësh. Lajmërova drejtorin e përgjithshëm të klubit dhe i thashë të vinte të shihte djaloshin. Drejtuesit duhet të flisnin me të atin për ta sjellë atë në klub.

Unë e dëshiroja Mesin te Riveri, por drejtuesit duhet të akomodonin të atin dhe familjen e tij.  Riveri nuk e kuptoi që investimi për të ishte pothuajse asgjë. Kur Boka Zhuniors investoi te Maradona, ai luante në kategorinë e parë me Argjentina Zhuniors. Por, Boka investoi te Diego dhe pagoi për të dhe Riveri duhet të kishte bërë të njëjtën gjë me Mesin”.

Loading...
Loading...
loading...