Loading...

Sipas policisë rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” djali Dritan Veliu pas sherrit goditi me sëpatë babanë e tij, Kujtim Veliu 67 vjeç.

LUSHNJE-Një 30-vjeçar ka goditur babanë më sëpatë mëngjesin e sotëm pas një sherri në familje. Sipas policisë rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” pas sherrit, djali Dritan Veliu goditi me sëpatë në ballë babanë e tij, Kujtim Veliu 67 vjeç. Report Tv mëson se djali ishte probmelatik dhe e dhunonte vazhdimisht të atin, pasi nuk i jepte lekë.

Kjo situatë kishte detyruar të atin që ta denonconte disa muaj më parë, ndërsa i moshuari kishte urdhër mbrojtje. Por dhuna ka vijuar dhe sot në mëngjes, djali i ka shkuar në dhomë të atit duke i kërkuar që të t’i jepte lekë, por Veliu nuk i ka dhënë dhe kjo ka sjellë irritimin e të birit që e goditi me sëpatë.

Pasi e goditi të atin ai u largua nga shtëpia por arratia zgjati vetëm pak minuta pasi është arrestuar nga policia pas ndjekjes. Ndërkohë që 67-vjeçari i plagosur pas ndihmës së parë në spitalin e Lushnjes është transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Fqinjët e pallatit e njohin si njeri të rregullt Kujtimin, ndërsa thonë se djali kishte qenë në burg më parë për dhunë në familje. “Njeri zotni në këtë pallat dhe të gjithë lagjen. Dritani ka qenë një vit i dënuar për sherr për këtë gjë. Punonte por nuk sillte gjë sikur thoshte Kujtimi. Ai ka gruan dhe vajzën sëmurë, por cfarë të bësh nga fëmijët… ” tha ai.

Loading...
Loading...
Loading...