Loading...

Një kamarier është qëlluar për vdekje nga një klient pasi nuk i solli në kohë sanduiçin që kishte porositur.

Një kamarier është qëlluar për vdekje nga një klient, pasi nuk i solli në kohë sanduiçin që kishte porositur. Autori qëlloi me armë zjarri në shpatull 28-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ndodhi në një restorant në Seine-Saint-Denis, Francë. Punonjësit e restorantit lajmëruan menjëherë policinë, por autori ia mbathi dhe është akoma në kërkim.

Sipas mediave franceze,të shtunën para restorantit që shërben pica dhe sanduiçe, disa banorë thonë se janë befasuar shumë nga drama. “Ai u vra për një sanduiç?” “E trishtueshme,” thotë një grua 29-vjeçare, “Është një restorant i qetë, pa probleme, i hapur vetëm disa muaj më parë. “Është plot kriminalitet këtu, shpesh ka njerëz të alkoolizuar,” u shpreh 40-vjeçari Aboubacar, njëri nga banorët e zonës.

Loading...
Loading...
Loading...