Loading...

Gazeta “Catholic World Report” ka shkruar për një histori të pa treguar më parë për regjimin komunist në Shqipëri. Ka qenë shkrimtari shqiptar Marcel Hila ai që ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur në vitin 1985 në vendin tonë.

Hila tregon se gjithçka nisi, kur ai ishte ushtar i paarmatosur në regjimin komunist, grada më e fundit në ushtrinë shqiptare, aty ku vendoseshin ata që konsideroheshin të rrezikshëm për regjimin komunist.

Një ditë pas vdekjes së ish-diktatorit Enver Hoxha në repartin e tyre mbërrin një ushtar i ri, i ulur në pozitë. Ky ushtar kishte shërbyer më parë në Gardën e Republikës.

Hila thotë:

Ne kishim frikë se ai ishte spiun.’’
Por ushtari i ardhur nga Garda e Republikës e kishte treguar më pas se pse e kishin ulur në detyrë.

Ai kishte treguar:

Ne ruanim varrin e Enverit. Nuk ia ke idenë se si është aty natën. Dëgjon zhurma, ulërima, britma, toka dridhet poshtë këmbëve të tua, duket sikur rënkimet vijnë nga humnera. Është një torturë. Mbi 20 njerëz nga njësia jonë kanë përfunduar në psikiatri. Duke ardhur këtu, unë shpëtova nga e gjitha kjo. Sigurisht punoj më shumë, por të paktën nuk e dëgjoj atë ferr.”
Më pas katër vite më vonë, në gusht të vitit 1989, Nënë Tereza, shkoi tek varri i ish-diktatorit. Hila thotë më tej se pasi shkoi Nënë Tereza aty ajo u lut për ca kohë.

Shkrimtari thotë se Nënë Tereza ishte ftuar nga Nexhmije Hoxha, e cila shpresonte se ndërmjetësimi i saj mund të zhdukte dukuritë e mbinatyrshme që kishin pllakosur varrin e të shoqit.

Pasi vizitoi varrin e Hoxhës, ajo u lejua të vizitonte varrin e nënës dhe motrës që saj, që kishin vdekur në vitin 1971.

Sipas asaj që thotë Hila, pasi Nënë Tereza u lut mbi varrin e ish-diktatorit dukuritë e tmerrshme që ndodhnin aty morën fund.

Perkrahes te ish diktatorit komunist, Enver Hoxha, duke bere homazhe tek varri i tij ne Sharre, me rastin e 28 vjetorit te vdekjes se tij.

Loading...
Loading...
Loading...