Loading...

Në bordin e makinës ku 35 vjeçari Antonio Reyes humbi jetën ishin edhe dy kushërinj të tij, njëri prej të cilëve vetëm 23 vjeç.

Sulmuesi që në karrierën e tij kishte veshur bluzet e Seviljas, Arsenalit, Realit të Madridit e Atletico Madridit, humbi jetën në një aksident të frikshëm në afërsi të Utreras, qytetit të tij të lindjes.

Makina e tij, e tipit Mercedes Brabus S550 në të cilën po udhëtonte, në momentin e përplasjes ishte me shpejtësinë e çmendur prej 237 km/h.

Por, shkaktari i aksidentit fatal nuk ka qenë shpejtësia, por shpërthimi i njërës prej gomave e cila bëri që drejtuesi i mjetit të humbte kontrollin.

Vitin e kaluar, ai u aktivizua në kategorinë e dytë kineze, për t’u kthyer në Spanjë tek Extremadura, skuadër e kategorisë së dytë.

Burimi: Vamos Mi Sevilla|JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...