Loading...

Mund të mendohet se po bëhet për fushatë, por nuk mendon ashtu Bashkia Belsh. Brenda muajit maj nga SHA Ujësjellës Kanalizime janë shtruar tubacionet dhe është rritur furnizimi me ujë në 6 fshatra të ndryshëm të kësaj bashkie.
Ja si e përkufizon vetë bashkia punën e bërë:
Gjatë muajit Maj, perpara fillimit te stines se nxehte, Sh.a Ujësjellës Kanalizime Belsh ka bere disa nderhyrje te rendesishme dhe shume efikase. Me pak shpenzime, eshte arritur nje permiresim i ndjeshem , ne furnizimin me uje te pijshem te popullatës.
➡Linja e lagjes Ferhat në Kajan, 460 m dhe u shërben 50 familjeve.
➡Fshati Rrasë e Poshtme, linjë e re +Zëvëndësim i linjës egzistuese ,500 metra linear dhe u shërben 57 familjeve.
➡Linjë e re në lagjen Can ,Fshati Kajan, 200 metra Linear dhe u shërben 40 familjeve.
➡Zëvëndësim pjesor i 300 metra linjë egzistuese për fshatrat Guras dhe Grekan.
➡Linjë e re 450 ml për fshatin Gjinuk njësia administrative Kajan, u shërben 40 familjeve në këtë fshat.

Loading...
loading...
Loading...