Loading...

Sistemi shëndetësor në Shqipëri është në ditët e tij më të këqija, ku përveç kushteve jo të mira në spitale, qytetarëve u u duhet të përballen edhe me mungesën e ilaçeve.

Një rast i tillë është edhe ai Arenxit 26-vjeçar. Ky i fundit është shtruar në pavionin e hematologjisë në QSUT, pasi vuan nga leuçemia akute.

Problemi më i madh për Arenxin, është mungesa e medikamentit Tretinoin “Vesanoid”, i cili është i nevojshëm për kurimin e sëmundjes së tij.

Familjarët e tij shprehen për Top Channel:

Ky ilaç gjendet vetëm jashtë shtetit, këtu nuk gjendet. Pyesnin gjithmonë ‘A e gjetët ilaçin?’, I thoshim jo akoma. Por gjendja përkeqësohet përgjigjeshin. Për një muaj kemi paguar 1500 euro. E kemi siguruar me borxhe, nëpër miq; edhe atë në mënyrë ilegale se thonë nuk futen në Shqipëri, nuk dimë se ku të përplasemi. E pamundur, deri tani na kanë ndihmuar por është një mjekim i gjatë ai.
Më tej familjarët janë shprehur, se doktori u kishte thënë se Arenxi kishte nevojë për gjak, ndërsa sot u ka thënë se nuk është e nevojshme.

Mjekët e nxorrën Arenxin nga spitali një ditë më parë me arsyetimin se ishte përmirësuar, por për punë orësh ai u rikthye sërish, si pasojë e temperaturës së lartë.

Të detyruar nga kjo situatë, babai i Arenxit ka ndërprerë punën si polic provat, ndërsa bashkëshortja e tij, si dhe motra me nënën, nuk punojnë.

Loading...
Loading...
Loading...